15
Evente
150
Pjesëmarrës
5
Qytete
20
Propozime
4
Projekte fituese
Rinia novatore dhe sipërmarrëse
Sipërmarrja nuk lidhet vetëm me aktivitetet ekonomike dhe krijimet e biznesit, por më gjerësisht me të gjitha fushat e jetës dhe shoqërisë. Zhvillimi i aftësive sipërmarrëse ka një ndikim të rëndësishëm tek brezat e rinj për kohezionin social, zhvillimin personal dhe qytetarinë aktive. Por, vrulli i zhvillimit teknologjik, përballja me nevojat e zhvillimit dixhital si dhe nxitja e ideve inovative rinore, përballet me një sërë analizash e studimesh që vërtetojnë “ngërçin” dhe situatën jo optimiste për Shqipërinë
Rezultatet e projektit
- Rriten kapacitetet e të rinjve për të identifikuar nevojat personale e komunitare që mundësojnë zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe shoqëror.
- Zhvillohen aftësitë e të rinjve në përshtatjen e ideve të reja të biznesit, mënyrave efikase të zhvillimit të sipërmarrjes si dhe zhvillimit të konceptit STEAM.
- Rriten mundësitë e krijimit të mjediseve të sigurta drejt zhvillimit ekonomik e teknologjik, përmes nxitjes së frymës së tolerancës, barazisë dhe konkurrencës së ndershme.
- Krijohet modeli i të riut të suksesshëm në sipërmarrje e me ide inovatore, model që sjell përfitime të komunitetit rinor dhe jo vetëm.









