
Aplikacioni “Blite” zhvilluar nga një grup nxënësisht nga shkolla “Hermann Gmeiner” dhe “Woodrow Wilson School”, Amalia Bala, Firdeus Kasaj, Kristi Bushi, Leo Meçaj, Jueda Avdillari dhe Alkid Shuli. “Blite” është një aplikacion celular i krijuar me përpikëri për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, për të nxitur gjithëpërfshirjen për të gjithë duke siguruar komunikim efektiv, përmes aksesit dhe mësimit gjithëpërfshirës.
Pas një faze të gjatë konkurimi me ide të shumta nga të rinjtë e qyteteve Berat, Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Pogradec, ky aplikacion rezultoi si realizimi më i mirë duke u shpallur fitues i vendit të parë në konkursin Kombëtar të Sipërmarrjes. Ky konkurs u organizuar në kuadër të projektit “Rinia Novatore & Sipërmarrëse” i cili financohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministria e Rinisë dhe fëmijëve.
Të rinjtë realizues të këtij aplikacioni do të kenë mbështetje të vazhdueshme nga ekspertë të fushës për të cuar përpara këtë produkt me risi të reja. Gjithashtu aplikacioni BLITE do të ketë mundësinë të përfaqësoj Shqipërinë në konkurse të mëdha ndërkombëtare të tilla si Tekno Fest Turqi dhe në European Inovation Week.