Rreth projektit

Rreth projektit “Rinia novatore dhe sipërmarrëse”

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i kulturës së sipërmarrjes tek të rinjtë përmes nxitjes së ideve inovatore teknologjike dhe promovimit të modeleve të suksesshme në biznes.

Përveç ekspozimit të të rinjve drejt një kulture të inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrjes së orientuar drejt kërkesave e nevojave të shoqërisë, ky projekt do të identifikojë, zhvillojë e promovojë ide biznesi e individë që mund të shërbejnë si modele pozitive për tërë komunitetin rinor e jo vetëm.

Projekti synon angazhimin dhe mobilizimin e gjithë të rinjve që kanë një ide novatore në zhvillimin e biznesit teknologjik e dixhital me qëllimin jo vetëm pajisjen e tyre me kapacitete e aftësi ndërvepruese të cilat ngrenë në nivel më të lartë idenë e tyre dhe i përgatisin ata për të qenë sipërmarrës potencialë të suksesshëm, por edhe i përballin me kërkesat e tregut, kushtet e konkurrencës se ndershme, motivimit dhe ambicies pozitive që sjell gara në vetvete etj. Në këtë mënyrë, projekti sjell përfitime individuale por edhe komunitare pasi prezanton para komunitetit rinor e jo vetëm modelin e të riut të suksesshëm në biznes i cili identifikohet, trajnohet e përgatitet për të qenë i suksesshëm e mbështete më tej në zhvillimin e inisiativës së tij.

Projekti përfshin të rinjtë e 5 qyteteve të Shqipërisë (Berat, Durrës, Pogradec, Shkodër dhe Tiranë) të cilët:

  • informohen në tërësi mbi përfitimet që sjell një inisiativë sipërmarrjeje në biznes;
  • informohen mbi ekzistencën e mjediseve alternative që ndihmojnë këta të rinj për të ndërmarrë këtë inisiativë,
  • nxiten për të qenë konkurentë në ide biznesi e për të përvetësuar njohuri shtesë përmes garës dhe konkursit rinor.
  • pajisen më aftësi të nevojshme që ndikojnë në zhvillimin e tyre individual e sipërmarrës;

Vlerë e shtuar për projektin janë praktikat inovative STEAM që ndikojnë në zhvillimin teknologjik, të ndërthurura me idetë rinore sipërmarrës, e tëra e strukturuar në brenda njo kornize me rregulla të qarta loje të konkurencës e garës së ndershme.


 

RINIA NOVATORE DHE SIPËRMARRËSE

Nxitja e novacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit të 21-të tek të rinjtë.
 

REZULTATE E PROJEKTIT

  • Rriten kapacitetet e të rinjve për të identifikuar nevojat personale e komunitare që mundësojnë zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe shoqëror.
  • Zhvillohen aftësitë e të rinjve në përshtatjen e ideve të reja të biznesit, mënyrave efikase të zhvillimit të sipërmarrjes si dhe zhvillimit të konceptit STEAM.
  • Rriten mundësitë e krijimit të mjediseve të sigurta drejt zhvillimit ekonomik e teknologjik, përmes nxitjes së frymës së tolerancës, barazisë dhe konkurrencës së ndershme.
  • Krijohet modeli i të riut të suksesshëm në sipërmarrje e me ide inovatore, model që sjell përfitime të komunitetit rinor dhe jo vetëm.
 

PREZANTONI IDETË TUAJA

Aplikoni online për të ndarë idenë tuaj me ne
KONTAKTO ME NE

Keni pyetje?
Dërgoni pyetjen tuaj